Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Pejë, në rrugën “Jeton Dedushaj”, ku një person është plagosur gjatë një përleshjeje me thikë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se gjatë përleshjes është përdorur thika.
“Rreth 19:30 policia është njoftuar për një rrahje në rrugën Jeton Dedushaj në Pejë, gjatë përleshjes është përdorur mjeti mprehtë thikë, me që rast një person është ther me thikë dhe është dërguar për në spitalin rajonal, gjersa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, tha Gashi për Sinjali.
Ndërkaq sot Policia e Kosovës ka dalë me detaje të reja për rastin, ku raportohet se viktima u gjet në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije.
Viktima për shkak të plagëve të marra si shkak i therjes, nga Spitali Rajonal i Pejës është dërguar me urgjencë në QKUK.
Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe se po vazhdon kërkimi i tyre.