image Detaje të reja për terroristin Kujtim Fejzullai që u vra pas sulmit në Vjenë

Evropë

Detaje të reja për terroristin Kujtim Fejzullai që u vra pas sulmit në Vjenë

news image

Gazetari i njohur austriak, Florian Klenk, i cili po merret me hulumtimin e sulmit terrorist të natës së kaluar në Vjenë, ka sjellë detaje të reja mbi sulmuesit.

Në postimin  e fundit në Twitter, ai ka publikuar një fotografi, i cili sipas tij është një nga terroristët.

Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Kujtim F. i cili thuhet se është me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Ndryshe, sipas mediave austriake, ai ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri. Në korrik ai u pengua të shkojë.

https://twitter.com/florianklenk/status/1323569977648140289