Gazetari i njohur austriak, Florian Klenk, i cili po merret me hulumtimin e sulmit terrorist të natës së kaluar në Vjenë, ka sjellë detaje të reja mbi sulmuesit.
Në postimin e fundit në Twitter, ai ka publikuar një fotografi, i cili sipas tij është një nga terroristët.
Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Kujtim F. i cili thuhet se është me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Ndryshe, sipas mediave austriake, ai ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri. Në korrik ai u pengua të shkojë.