image Detaje të reja për 22 vjeçaren që u rrëmbye dje në Pejë

Siguri

Detaje të reja për 22 vjeçaren që u rrëmbye dje në Pejë

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje se rreth orës 12:30 dyshohet se një femër në afërsi të shkollës së mesme të ulët “Smajl Hajdari” në Pejë, është marrë nga dy persona dhe është futur në një makinë e cila është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja.

Personi që e pa këtë ngjarje ka rrëfyer për Gazetën Sinjali se si ndodhi rasti.

Sipas tij, dy persona me një veturë me targa vendore e kishin ndaluar veturën dhe me forcë dhe pa dëshirën e saj e kanë futur në veturë një vajzë të moshës rreth 22 vjeçare.

Kjo veturë sipas të njëjtit sinjalizues ishte larguar në drejtim të fshatit Qyshk të Pejës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thanë se njëri nga të dyshuarit është arritur të prangoset dhe është dërguar në mbajtje, ndërkaq personi tjetër i dyshuar, si dhe viktima janë në kërkim.

/GazetaSinjali/