Është mësuar një detaj i ri mbi misterin e Shëngjinit, në bregun e të cilit u pa mbrëmjen e së shtunës një jaht luksoz, ku brenda tij u gjet pasaporta e biznesmenit të njohur turk, 31-vjeçarit Sevgin Yavuz.
Bëhet me dijeni se Yavuz ka dalë i vetëm me jaht nga porti i Tivarit, ku thuhet se u nis për pushime në Adriatik.
Teksa policia është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Turqia, hamendësimet mbi arsyen e braktisjes dhe zhdukjes së 31-vjeçarit janë nga më të ndryshmet, nga skenari i një rrëmbimi të mundshëm te ideja se jahti mund t’i ketë ikur Yavuz- it.
Autoritetet ende nuk kanë një panoramë të plotë rreth ngjarjes në fjalë, aktivitetit të biznesmenit dhe kontakteve të tij të fundit para se të zhdukej.