image Detaje të reja nga vrasja që tronditi Divjakën/ Ja kush i gjeti trupat e pajetë të viktimave - Sinjali

Detaje të reja nga vrasja që tronditi Divjakën/ Ja kush i gjeti trupat e pajetë të viktimave

news image

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi Divjakën pasditen e sotme, ku Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas News24, çifti nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin. Madje as në polici nuk është raportuar për dhunë në familje.

Tutje ata shkruajnë se dyshohet se ngjarja e rëndë ka ardhur pas një konflikti të çastit mes tyre.

Hekuran dhe Fëllënxë Rrasa kanë dhe një djalë. Ka qenë pikërisht ai që ka gjetur trupat e pajetë të prindërve të tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunjë në Divjakë pasditen e sotme. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin