image Detaje të reja nga vrasja në Gjilan: Viktima u gjet pa shenja jete në cep të rrugës, u gjuajt me armë zjarri

Siguri

Detaje të reja nga vrasja në Gjilan: Viktima u gjet pa shenja jete në cep të rrugës, u gjuajt me armë zjarri

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Gjilanit, ku dyshohet për një vrasje, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar se një person është vrarë në Gjilan dhe se policia dhe prokuroria po merret intensivisht me rastin.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Gjilanin, Ismet Hashani ku tha se një person u gjet në cep të rrugës pa shenja jete dhe se dyshohet se është vrarë nga arma e zjarrit.

“Rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri”, tha ai për Sinjalin.

Tutje, Hashani tha se kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe ndriçimin e rastit.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit”, përfundoi Hashani.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.

/GazetaSinjali/