Prokurorja Andrijana Nastiq ka konfirmuar se në Cetinje janë vrarë 12 persona dhe se i dyshuari Aco Martinoviq ka kryer vetëvrasje.
Ajo kreu një hetim në gjashtë lokacione, pesë prej të cilave ishin ku ishin kryer vrasjet dhe në vendin ku i dyshuari qëlloi veten.
Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike, shkruan Vijesti.me
Kurse, drejtori i Drejtorisë së Policisë, Llazar Shqepanoviq, tha se Aco Martinoviq nga Cetinja, ka qëlluar veten në kokë dhe se nga lëndimi ka vdekur rrugës për në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKG).
“E kanë rrethuar, kanë krijuar një unazë, ka qenë në gjendje të pashpresë, i rrethuar nga të gjitha anët dhe pas urdhrit për të ulur armën ka qëlluar veten në kokë. Pas lëndimeve është tentuar të transportohet në QKKG”, tha Shqepanoviq.