image Detaje të reja nga arrestimi i punonjësit të Policisë në Gjilan, si u zbulua përfshirja e tij në krim - Sinjali

Detaje të reja nga arrestimi i punonjësit të Policisë në Gjilan, si u zbulua përfshirja e tij në krim

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për arrestimin e zyrtarit të stafit civil të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Arianit Huruglica dhe djalit të tij, Leulum Huruglica.

Sinjali merr vesh se punonjësi i Policisë dhe i biri i tij u prangosen mbrëmë, pas një aksioni policor që rezultoi me arrestimin e tre personave të dyshuar për disa raste të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda”.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se njëri nga personat e arrestuar si të dyshuar për vjedhje ka deklaruar se ka blerë armë dhe drogë nga një zyrtar policor.

Pas hetimeve të zhvilluara, organet e rendit dhe hetuesisë zbuluan se bëhej fjalë për një zyrtar të stafit civil të Policisë, Arianit Huruglicën dhe djalin e tij.

Këto informata pastaj u transmetuan tek Inspektorati Policor i Kosovës të cilët planifikuan dhe realizuan arrestimin e zyrtarit të Policisë dhe djalit të tij.

Arianit dhe Leulum Huruglica

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin