image Detaje të reja në lidhje me vdekjen e ish-policit, Fadil Syleviqi

Kosovë

Detaje të reja në lidhje me vdekjen e ish-policit, Fadil Syleviqi

news image

Gazeta Sinjali sonte raportoi se ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur i vdekur te liqeni i Badovcit.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Siç është bërë e ditur, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqeni i Badovcit, ku një person me iniciale F.S është parë pa shenja jete.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente, ku në vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. 

Policia, gjithashtu ka njoftuar se ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes.

Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente. Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gazeta Sinjali raportoi se personi i vdekur është ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi.

Siç ka mësuar gazeta, i njëjti dyshohet se ka qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale.

Sipas burimeve të gazetës, dyshimet e para të vdekjes janë nga problemet shëndetësore./Gazeta Sinjali/