image Detaje sesi ndodhi aksidenti që la të vdekur dy persona në Arllat të Drenasit

Siguri

Detaje sesi ndodhi aksidenti që la të vdekur dy persona në Arllat të Drenasit

news image

Në aksidentin e sotëm në Arllat të Drenasit mbetën të vdekur dy persona, Besim Hoxha, 43-vjeçar dhe Milaim Tara, 46-vjeçar.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se përderisa kamioni i ngarkuar me zhavor ishte ndalur në shiritin emergjent, pas pak minutave kanë ardhur viktimat e këtij aksidenti, të cilët ishin me kamionetën e tyre të ngarkuar me rrush dhe e kanë goditur nga mbrapa, ku për pasojë njëri ka mbetur i vdekur në vend, kurse tjetri ka vdekur në Emergjencën e QKUK-së.

Nga dëshmitarët okularë bëhet e ditur se zjarrfikësit nuk kanë arritur t’i nxjerrin viktimat nga kamioneta për rreth dy orë.
Pasi zjarrfikësit kanë arritur t’i eliminojnë pengesat për t’i tërhequr të aksidentuarit, ishte konstatuar se B.H. kishte qenë pa shenja jete, kurse M.T. ishte transportuar për në Emergjencen e QKUK-së me shenja jete, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. /Gazeta Sinjali/