image Detaje prekëse nga dita e fundit e Jotës: “I qetë, i përgatitur për sezonin e ri"

Futboll

Detaje prekëse nga dita e fundit e Jotës: “I qetë, i përgatitur për sezonin e ri”

news image

Fizioterapisti i Diogo Jotas, Miguel Gonçalves, ka ndarë detaje prekëse nga orët e fundit të jetës së futbollistit të Liverpoolit, i cili humbi jetën së bashku me vëllain e tij, Andre, në një aksident tragjik me veturë në Spanjën veriore, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për gazetën portugeze Record, Gonçalves theksoi se Jota nuk ishte duke festuar, siç është spekuluar në disa media. “Dua ta theksoj qartë: Diogo dhe Andre nuk ishin duke festuar. Ata nuk ishin në ndonjë gjendje ‘festimi’ apo ‘humbjeje kontrolli’. Nuk pati asgjë që kërkonte justifikim apo arsyetim,” tha ai.

Gonçalves, që kishte punuar me Jotan vetëm pesë orë para aksidentit për shkak të një problemi të rrallë shëndetësor – pneumotoraks (kolaps i mushkërive) – tha se futbollisti ishte i qetë dhe optimist për rikthimin në fushë.

Sipas tij, Jota dhe vëllai i tij po udhëtonin drejt portit të Santanderit për të marrë tragetin për në Angli, meqë mjekët i kishin ndaluar fluturimin pas ndërhyrjes së fundit kirurgjikale. Ata ishin nisur në mbrëmje për të shmangur temperaturat e larta, dhe udhëtimi parashikohej të zgjaste rreth tetë orë me një ndalesë në Burgos.

Ceremonia përkujtimore për Diogo Jotën do të mbahet të premten në Sao Cosme në orën 15:00, ndërsa funerali do të zhvillohet të shtunën në kishën Matriz të Gondomarit, afër qytetit të lindjes së tij, Porto.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/