image Detaje për tragjedinë në familjen shqiptare ku dyshohet se babai i vrau dy fëmijët e tij dhe më pas veten

Diasporë

Detaje për tragjedinë në familjen shqiptare ku dyshohet se babai i vrau dy fëmijët e tij dhe më pas veten

news image

Një rast tragjik ka ndodhur brenda një familje shqiptare në Gjermani.

Dyshohet se babai Flamur R., i vrau dy fëmijët e tij të moshës 11 dhe 13 vjeçare.

Gazeta gjermane BILD ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin që ndodhi në Glinde të Hamburgut.

Ngjarja kishte ndodhur të dielën në orën 22:53.

Fqinjët lajmëruan menjëherë policinë.

Sipas tyre, brenda familjes shqiptare kishte shpeshherë mosmarrëveshje, ani pse jeta bashkëshortore mes burrit dhe gruas dukej në harmoni.

Gjashtë vetura të policisë e rrethuan zonën ku ndodhi tragjedia.

Policët pasi hyjnë në shtëpi panë dy fëmijët e vrarë me plumb në kokë e pak metra tutje i vrarë ishte edhe 44-vjeçari Flamur R., e afër tij kishte armën që dyshohet se u kryen vrasjet.

Gruaja Advije R., u dërgua në spital pasi edhe ajo ishte qëlluar edhe plagosur rëndë.

Prokurori i lartë publik, Christian Braunwarth, tha se gjetjet aktuale tregojnë se çka ka ndodhur brenda familjes.

Sipas informatave të gazetës “Bild”, hetuesit po e verifikojnë se a ka ndodhur vrasja nga 44 vjeçari?

Ndonëse fqinjët e familjes i kanë përshkruar si të lumtur, kryefamiljari besohet se ka qenë me temperament të lartë e se disa herë është raportuar në polici nga të afërmit e tij.

Një fqinje ishte e shokuar lidhur me rastin.

Ajo tha se dy djemtë ishin shumë të hareshëm dhe nuk kishte shumë kohë që i kishte takuar.

“Djemtë ishin gjithmonë të hareshëm. Nuk ka shumë ditë që i kisha takuar. Dhe tani ata vriten në fundin e festës së Krishtlindjeve”.

Rasti po hetohet nga Komisioni i Krimeve të Rënda./GazetaSinjali/