image Detaje për incidentin gjatë ndeshjes KB Rahoveci - KB Peja, Policia përdori forcë pasi u sulmua nga 'Shqiponjat'

Futboll

Detaje për incidentin gjatë ndeshjes KB Rahoveci – KB Peja, Policia përdori forcë pasi u sulmua nga ‘Shqiponjat’

news image

Jo rrallëherë jemi mësuar të shohim veprime të dhunshme dhe huligane të grupeve të tifozëve nëpër stadiumet e Kosovës. Kjo në vazhdimësi është vlerësuar si tejet shqetësuese, pasi prish imazhin e sportit në vend. Përveç përleshjeve mes grupeve, shpesh ka sulme edhe në drejtim të futbollistëve e basketbollistëve të ekipeve të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe mbrëmë në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec, ku u zhvillua ndeshja mes KB Pejës dhe KB Rahovecit ka pasur veprime të dhunshme, me ç’rast u kërkua që të largohen grupi i tifozëve “Shqiponja”.

Sinjali mëson se në ndeshje ishin rresh 200 tifozë të Pejës, të cilët dyshohet se kanë pasur veprime të dhunshme gjatë lojës, veprime këto që iu kushtuan me largim nga salla. Policia është organizuar dhe i ka larguar të njëjtit, të cilët janë përcjellë deri në dalje të qytetit,

Por gjatë intervenimit, Policia ka hasur në rezistencë, për çka zyrtarët policorë dyshohet se kanë përdorur forcë, sprej dhe pajisje të tjera, për të vënë  situatën nën kontroll.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin e tifozëve të dyshuar.

/GazetaSinjali/