Një vrasje ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, mesditën e sotme, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç ka mësuar Sinjali, dyshohet se viktima është një burrë rreth të 60-ave i cili ka mbetur i vdekur pasi është therur me thikë.
Teksa, dy persona të dyshuar lidhur me vrasjen janë arrestuar dhe gjenden në stacionin policor në Pejë duke u intervistuar.
Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga policia në Pejë.
“Rreth orës 13:00 në rrugën “Hysen Hykaj”, rajoni 3, Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje e cila ka eskaluar në përleshje me thikë, një person është lënduar dhe është dërgu në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Rreth orës 13 e 25 mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe për momentin janë në stacionin policor duke u intervistuar”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë në rajonin e Pejës.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin. Ndiqeni për më shumë detaje. /Gazeta Sinjali/