Gazeta Sinjali raportoi sot për të shtëna me armë zjarri në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë, ku i dyshuari Tush Frroku, për motive akoma të panjohura shtiu armë zjarri në drejtim të Anton Prela, i cili si pasojë e plagëve ka mbetur pa shenja jete, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, por teksa po kërkohej nga Policia, ai ka kryer një vepër tjetër.
Burimet bëjnë me dije viktima është mërgimtarë.
Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, Frroku ka grabitur një veturë në mes të rrugës, duke e kërcënuar shoferin dhe me të njëjtin automjet është arratisur.
Njësitet policore tashmë janë aktivizuar dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Në anën tjetër, viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.