image Detaje nga vrasja makabre në Gjilan: Viktima u godit me thikë disa herë brenda veturës, pasi iku e zuri dhe e vrau

Drejtësi

Detaje nga vrasja makabre në Gjilan: Viktima u godit me thikë disa herë brenda veturës, pasi iku e zuri dhe e vrau

news image

Detaje të rënda kanë dalë për krimin e natës së 16 dhjetorit në fshatin Dobërçan të Gjilanit, ku një person mbeti i vrarë si pasojë e goditjes me mjet të mprehtë. Siç raportoi Gazeta Sinjali personi i arrestuar për këtë vrasje është Dibran Tahiri, (31-vjeçar), i cili dyshohet se e ka therur për vdekje me thikë viktimën Armend Behluli. 

Sot, siç njofton Gjykata Themelore e Gjilanit të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Viktima Armend Behluli u vra nga Dibran Tahiri, sipas Gjykatës, “në mënyrë dinake” dhe “me dashje” për motive ende të panjohura.

Natën tragjike Tahiri e thirri fillimisht në telefon viktimën dhe më pas ata u takuan në një automjet, ku viktima nisi të sulmohej për vdekje në disa pjesë të trupit. Pas disa goditjeve që i pëson, viktima arrin të largohet nga automjet teksa ndiqet nga dorasi.

Viktima tenton të futet brenda shtëpisë së dëshmitarit të rastit Xh.B, por aty kapet nga dorasi ku goditet edhe për disa herë të tjera. Në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan u konstatua edhe vdekja e tij.

Ndërsa dorasi, pas kryerjes së krimit “shkon në shtëpi të vet, i informon familjarët e vet për veprimet e tija të ndërmarra ndaj A. B. dhe kërkon nga prindi i tij, që të njëjtin të e dorëzoi në Stacionin e Policisë në Gjilan, ku i pandehuri edhe arrestohet”

“Më datë 16.12.2023 rreth orës 20:35 minuta në rrugën “Hamdi Kastrati” në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, i pandehuri D. T. në mënyrë dinake, me dashje për motive deri më tani të pa njohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B., po ashtu nga fshati Dobërçan, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri përmes telefonit e thërret A. B. dhe takohen dhe pasi që ulet në karrigen e parë të automjet dhe me automjet kishin lëvizur, aty pas një mosmarrëveshje verbale në automjet, i pandehuri e sulmon A. B. dhe të njëjtin në mënyrë dinake e godet disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa viktima arrin të ndalet dhe del nga automjeti dhe ikë në drejtim të kundërt të rrugës nga kishin ardhur, hynë në oborrin e shtëpisë së Xh. B., ndërsa i pandehuri i’u ishte vu pas në ndjekje dhe para derës së hyrjes së kësaj shtëpie, e zen viktimën A. B., aty përsëri e godet disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa nga kacafytja dhe zhurma e krijuar, nga kjo shtëpi del XH. B., intervenon për ti ndarë, e kap për trupi të pandehurin D. T. dhe e largon nga vendi i ngjarjes, ndërsa të dëmtuarin e dërgon deri tek ordinanca private, aty nga doktori i jepet ndihma e parë mjekësore dhe të njëjtin e transportojnë deri në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, ku edhe konstatohet vdekja, sepse i njëjti nuk kishte përballuar lëndimet e pësuara. I pandehuri pas kryerjes së vrasjes shkon në shtëpi të vet, i informon familjarët e vet për veprimet e tija të ndërmarra ndaj A. B. dhe kërkon nga prindi i tij, që të njëjtin të e dorëzoi në Stacionin e Policisë në Gjilan, ku i pandehuri edhe arrestohet”, thuhet në raportin e gjykatës.

/GazetaSinjali/