Detaje të reja janë publikuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër këtë pasdite.
Dy të plagosurit vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë për jetën. Arlind Bushati ka qenë në mjetin tip “ Benz” i cili duket se ka qenë edhe objektiv i atentatit.
Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje.
Ndërkohë i plagosuri Arlind Bushati është djali i ish-kandidatit të PD, Xhemal Bushati.
Përpara disa ditësh Bushati denoncoi në polici edhe një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës.
Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj janë afruar me motor dhe i kanë drejtuar armën, por dyshohet se arma u është bllokuar.
Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti i atentatorëve, tip Mercedes, i ka përplasur.
Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.