image Detaje nga sulmi i ri në bazën amerikane në Irak

Botë

Botë/ Detaje nga sulmi i ri në bazën amerikane në Irak

news image

Katër persona janë lënduar nga sulmi me raketa në bazën amerikane Balad, në provincën Salah al-Din në Irak.

Të gjithë të lënduarit janë irakianë, dy prej të cilëve oficerë të sigurisë.

Ende nuk ka raportime nëse është lënduar ndonjë pjesëtar i ushtrisë amerikane.

Tetë raketa u hodhën në këtë sulm, pesë prej të cilave kanë goditur bazën, ndërsa tre të tjerat pistën ajrore në këtë bazë.

Baza gjendet 80 kilometra larg kryeqytetit të Bagdadit./Gazeta Sinjali/