image Detaje nga ngjarja e rëndë në Greqi: Burri vrau gruan dhe më pas i dha fund jetës, çifti lanë pas dy fëmijë

Rajon

Detaje nga ngjarja e rëndë në Greqi: Burri vrau gruan dhe më pas i dha fund jetës, çifti lanë pas dy fëmijë

news image

Rasti i vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj ka tronditur përsëri opinionin publik në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sindos të Selanikut mesditën e së mërkurës, kur një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij.

53-vjeçari ka sulmuar me një mjet të mprehtë gruan e tij 44 vjeç, duke i shkaktuar asaj plagë të shumta në trup, raporton TCh.

Më pas ai është hedhur nga ballkoni i katit të dytë së banesës së tyre dhe nga plagët e marra pas rënies ka humbur jetën kur është dërguar në spital.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e krimit.

Thuhet se gjithashtu çifti ka lënë pas dy fëmijë të vegjël.

/GazetaSinjali/