image Detaje nga aktakuza, Rikalo me tre zyrtarë shqiptarë i çuan 2 milionë euro në Mitrovicën e Veriut

Drejtësi

Drejtësi/ Detaje nga aktakuza, Rikalo me tre zyrtarë shqiptarë i çuan 2 milionë euro në Mitrovicën e Veriut

news image

Si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë Haradinaj, Nenad Rikalo vitin e kaluar kishte arritur t’i çojë 2 milionë euro në Mitrovicën Veriore, në një mënyrë që për Prokurorinë është krejtësisht e kundërligjshme.

Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër ish-ministrit Rikalo dhe 7 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Gazeta Sinjali e ka siguaruar aktakuzën e Prokurorisë, në të cilën pretendohet se Rikalo, ish-sekretari i ministrisë, Kapllan Halimi dhe dy ish-zyrtarët, Shefki Zeqiri e Ekrem Gjoka në bashkëveprim u kanë mundësuar përfitime të mëdha disa kompanive të paregjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

Dy grupe punuese por krejtësisht të papuna, sipas Prokuorisë ia ka mundësuar ish-ministrit Nenad Rikalo që ta krijojë një “program të veçantë” pa buxhet të veçantë të ndarë dhe t’i vendos krye më vete kriteret me të cilat i kishte përcaktuar regjionet dhe shumën e grantit, duke i anashkaluar krejtësisht procedurat e rregullta të hartimit të programit të veçantë.

Grupi fiktiv i punës për përgatitjen e investimeve në infrastrukturë rurale në Kosovë i formuar nga Kapplan Halimi dhe grupi punues për kontroll administrativ, vlerësim, miratim dhe konstatim të projekteve të masës së infrastrukturës rurale, kanë kontribouar që projekti i kundërligjshëm i Nenad Rikallos të çohej deri në fund.

Si bazë për ngritjen e aktakuzës, Prokuroria Speciale i ka marrë edhe deklaratat e këtyre ish-zyrtarëve dhënë në Policinë e Kosovës dhe deklaratat e 8 dëshmitarëve. /Gazeta Sinjali/