Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ndaj grave në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë te rejat të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona kryesisht të moshës madhore. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe u denoncua së fundmi, Policia ka arrestuar një person, raporton Gazeta Sinjali.
Nga Policia Rajonale në Prishtinë e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë të ditur se i dyshuari është liruar dhe rasti po hetohet në procedurë të rregullt.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që shpëtoi nga ndalimi policor nën dyshimin për dhunim është E. Bahtiri, rreth 29-vjeçar.
Bahtiri po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një rreth 22-vjeçare në motelin ‘Villa Royal’ në Fushë Kosovë.
Si rezultat i denoncimit, Policia e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Akoma nuk dihet arsyetimi për vendimin e Prokurorit të Shtetit, por me urdhër të tij, i dyshuari është lënë i lirë, ndërsa rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.