Disa të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Shaip Spahiu”, në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit kanë gjuajtur në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës.
Në pamjet që ka siguruar Gazeta Sinjali shihen shumë policë në vend të ngjarjes.
Policia e Prishtinës ende nuk ka folur për rastin, pavarësish interesimit të Gazetës Sinjali.
Rasti i sotëm dyshohet të ketë lidhje me gjuajtjen me armë që ndodhi gjatë ditës, ku i plagosur mbeti Pajtim Gashi, i cili dyshohet se fillimisht është sulmuar në kokë e pastaj është qëlluar me armë në këmbë.
Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se njëri nga personat e përfshirë në plagosjen e Pajtim Gashit është Shkumbim Sekiraqa rreth 20 vjeçar, djali i Salih Sekiraqës.
Sali Sekirqaq është një nga emrat e njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Herën e fundit ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar për armëmbajtje pa leje.