image Detaje ekskluzive: Suspendohet polici i arrestuar për plagosjen e tezakut në Istog

Siguri

Detaje ekskluzive: Suspendohet polici i arrestuar për plagosjen e tezakut në Istog

news image

Një rast i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Dubravë të Istogut, ku një zyrtar policor e plagosi një të mitur. Viktima, i cili ka lidhje familjare me policin, dyshohet se u qëllua me armën zyrtare nga pakujdesia. Organet kompetente janë aktivizuar në trajtimin e rastit, ndërkohë që Sinjali ka mësuar detaje të reja ekskluzive.

Sinjali raportoi ekskluzivisht sot se zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili është arrestuar dhe ndaluar.

Hoti, i cili është polic i gjeneratës së 59-të, tashmë është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Tutje Sinjali ka mësuar se viktima është Getoar Kamberaj nga fshati Uçë i Istogut, që u plagos nga djali i tezës së tij.

Viktima është dërguar në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore dyshohet se është kritike.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/