image Detaje ekskluzive nga rasti në Fushë Kosovë: E mitura mbeti shtatzënë, ky është i arrestuari për dhunim

Ekskluzive

Detaje ekskluzive nga rasti në Fushë Kosovë: E mitura mbeti shtatzënë, ky është i arrestuari për dhunim

news image

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Ka pasur shumë raste kur si pasojë e dhunimit, viktimat që kryesisht janë të mitura kanë mbetur edhe shtatzënë. Në raste të tilla, të dyshuarit shpesh dalin të jenë persona me të cilët ato krijojnë raporte të afërta, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë është zbuluar pasi një e mitur është dërguar në spital dhe është konfirmuar shtatzënia e saj.

Sinjali mëson se viktima është një vajzë 15-vjeçare, kurse i dyshuari është 24-vjeçar, me të cilin kanë qenë në lidhje që rreth një vit. Raporti intim me të miturën i kushtoi të dyshuarit me arrestim dhe ndalim policor, masë kjo që u urdhërua nga Prokurori i Shtetit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që përfundoi në mbajtje është Rinor Sejdiu.

Sejdiu po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren dhe e njëjta ka mbetur shtatzënë dhe aktualisht është në muajin e shtatë.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tij është iniciuar rasti si “Dhunim”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/