Gazeta Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive nga incidenti i ndodhur së fundmi në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku protagonistë janë dy profesorë: Shkëlqim Millaku dhe Vjollca Dibra.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se përplasja ka ndodhur pas mbledhjes së Senatit, në të cilën asnjëri prej tyre nuk është zgjedhur në pozitat e propozuara si anëtarë të senatit të universitetit.
Përplasja ka nisur kur Millaku, sipas burimeve, i është drejtuar Dibrës me fjalët: “Pse nuk po e lëshon zyrën?”, duke aluduar në faktin se asaj i kishte përfunduar mandati. Kjo ka shkaktuar tension mes palëve, që ka përfunduar me denoncim për kanosje nga Dibra ndaj Millakut.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërkohë që Universiteti i Prizrenit ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar për incidentin që ndodhi në ambientet e tij.
Sinjali do të sjellë të gjitha zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë ngjarje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.