image Detaje ekskluzive nga përleshja me armë zjarri ku u vra një person në Drenas

Sinjalizime

Detaje ekskluzive nga përleshja me armë zjarri ku u vra një person në Drenas

news image

Në përleshjen me armë zjarri që ndodhi sot në Nekoc të Drenasit, u vra një person ndërsa tre të tjerë u lënduan.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i cili ka kryer këtë vrasje, dyshohet të jetë djali i Shaban Sylës, i dënuar në rastin “Bllaca 2”

Sipas sinjalizuesit viktima së bashku me vëllain dhe babain ishin duke lëvizur me kamion, derisa tre të dyshuarit (vëllezërit Syla) kanë qenë mbrapa tyre me një veturë.

Ngjarja sipas sinjalizuesit filloi me një fjalosje, ku gjatë kësaj kohe njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të viktimës, i cili pas plagëve të marra ka humbur jetën.

Sinjalizuesi po ashtu shtoi se babai i viktimës ka marrë plagë në këmbë, kurse vëllai është lënduar nga mjete të mprehta.

Nga Policia e Kosoëvës kanë thënë se janë në kërkim të tre personave të dyshuar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/