image Detaje ekskluzive nga aksioni 'Swiss': Pronari i 'Velunia Club' në Prizren në kërkim nga Antidroga

Ekskluzive

Detaje ekskluzive nga aksioni ‘Swiss’: Pronari i ‘Velunia Club’ në Prizren në kërkim nga Antidroga

news image

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar aksion policor në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës, ku janë sekuestruar një sasi e narkotikëve dhe armë ilegale, e po ashtu janë arrestuar personat e dyshuar. Lajmi është konfirmuar nga Policia, ndërsa tashmë janë zbuluar detaje të reja.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tre personat që ishin cak i Antidrogës janë Kushtrim Bytyqi, Enis Shtavica dhe Sefë Fetoshi.

Dy të dyshuarit e parë janë arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa i dyshuari Fetoshi, siç merr vesh Sinjali ndodhet akoma në arrati. Fetoshi i cili po kërkohet nga Policia është pronar i ‘Velunia Club’ në Prizren.

Hetimet për këtë rast kanë nisur qe disa muaj dhe rezultuan me identifikimin e të dyshuarve dhe zhvillimin e këtij operacioni, të koduar si ‘Swiss’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/