image Detaje ekskluzive: Personi i shpallur në kërkim për dhunim dyshohet se abuzoi seksualisht me një 52-vjeçare

Siguri

Detaje ekskluzive: Personi i shpallur në kërkim për dhunim dyshohet se abuzoi seksualisht me një 52-vjeçare

news image

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 4 gusht në fshatin Kashicë në komunën e Istogut, ku dy persona ishin arrestuar nën dyshimet për dhunimin e një gruaje 52-vjeçare. Të dyshuarit ishin ndaluar nga Policia e Kosovës.

Sinjali kishte mësuar edhe emrat e dy të arrestuarve e që ishin Mazllum Brahimaj 53-vjeçar dhe Abedin Brahimaj 55-vjeçar.

Sot Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e 54-vjeçarit Mazllum (Sadri) Brahimajt, i lindur në fshatin Kashicё të Istogut.

Çfarë ndodhi mesnatën e 4 gushtit 2024, me cilën vepër ngarkohet i dyshuari Mazllum Brahimaj?

Rasti i dhunimi ishte zbuluar mesnatën e së enjtes së katër gushtit, ku njësitë policore kishin intervenuar në një përleshje, e që më pas kishin hasur në viktimën e cila ishte në gjendje jo të mirë dhe djalin e saj.

Viktima dhe i biri ishin shoqëruar në stacion policor, por për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ajo ndodhej, ka qenë i pamundur intervistimi i saj dhe e njëjta është dërguar në strehimore për shkaqe sigurie.

Kujtojmë se atë kohë Mazllum dhe Abedin Brahimaj ishin arrestuar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre në cilësinë e të dyshuarve për dhunimin e 52-vjeçares.

Gjithashtu me urdhër të prokurorit të dyshuarit ishin dërguar në mbajtje nën dyshimet për veprën penale ‘Dhunim’.


/GazetaSinjali/