image Detaje ekskluzive: Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në Prishtinë, e kërcënoi borxhliun

Siguri

Detaje ekskluzive: Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në Prishtinë, e kërcënoi borxhliun

news image

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmë në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një person po dyshohet se gjuajti pas një konflikti që për pak të përfundonte me plagosje. I dyshuari është identiku ar nga Policia, por akoma nuk është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari fillimisht e ka kërcënuar me armë viktimën teksa ndodhej në veturë e më pas ka shkrepur, por nuk e ka qëlluar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që gjendet në arrati për këtë rast është Laurat Rexha.

Motivi i kanosjes dyshohet se lidhet me një konflikt mes palëve për shkak të një borxhi që viktima ka pasur ndaj të dyshuarit.

Pas denoncimit të rastit, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar gëzhojat dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve për të siguruar prezencën e personit të dyshuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se derisa ishte në veturë është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar dhe më pas i njëjti ka shtënë në drejtim të ankuesit. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime.”

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/