Gazeta Sinjali raportoi sonte për një aksion të Antidrogës në Prizren, që deri më tani rezultoi me sekuestrimin e një sasie të narkotikëve. Operacioni policor po vazhdon, ndërsa tashmë janë kapur disa persona të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, hetuesit e Antidrogës janë duke bastisur shtëpinë e familjes Limani në rrugën “Ali Ibra” dhe deri më tash janë arrestuar disa persona.
Bazuar në informacionet e para, Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë Rajonale në Prizren, ka arritur të kap një sasi të drogës, të llojit kokainë dhe marihuanë.
Droga që u gjet është sekuestruar, ndërsa njëri nga të arrestuarit tashmë është shoqëruar në Polici, ku do të kryhen procedurat e tjera të nevojshme.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.