image Dështon votimi i Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

17009

Të shëruar

14716

Të vdekur

656

Dështon votimi i Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike

news image

Ka dështuar votimi i Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike për shkak të mungesës së kuorumit.

Në seancë kanë qenë të pranishëm vetëm 50 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se me 45 vota për është miratuar raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës.

“Konstatoj se me 45 vota për, 12 kundër dhe 9 abstenime miratohet raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës”, tha Nagavci.

Ndër tjera, gjatë seancës plenare janë votuar edhe emërimi i gashtë anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.

“Konstatoj se me 69 vota për dhe dy abstenime, kuvendi i emëroi gjashtë anëtarët e Këshillit për Ndihmë Juridike Falas”, ka theksuar ajo.

Si pikë e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin