image Dështon seanca gjyqësore ndaj mjekëve të dyshuar për abuzime

Kosovë

"Stenta 2"/ Dështon seanca gjyqësore ndaj mjekëve të dyshuar për abuzime

news image

Ka dështuar mbajtja e seancës gjyqësore kundër mjekëve në rastin e njohur si  ‘’Stenta 2’’.

Shkak për këtë, ishte mungesa e anëtarit të trupit gjykues Shashivar Hoti të cilit i kishte vdekur një anëtar i familjes. Në seancë mungonte edhe dëshmitarja Zylfije Behluli për shkak të gjendjes shëndetësore.

Të pranishëm ishin të gjithë të akuzuarit dhe dëshmitarët Destan Berisha, Mustafa Huduti, Qemajl Hidrim, Sheqir Halimi.

Seanca e radhës do të mbahet me datën 27 shtator ora 10:30. Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale pretendon për një rrjet abuziv të mjekëve. Në Rastin ‘Stenta 2’ të akuzuar janë 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Sipas prokurorisë prej datës 01.01.2011 deri me datën 31.12.2015 Gani Bajraktari, Sami Xhoka, Faik Shatri, Fisnik Hima, Kelmend Pallaska, Hajdin Qitaku, Agim Krasiqi, Ejup Pllana, Edmond Haliti, Afrim Poniku, Nebih Musliu, Dardan Koqinaj,  Arlind Batalli, Xhevdet Krasniqi, Lazer Prekpalaj, Rexhep Manaj, duke vepruar në cilësinë e mjekëve në ShSKUK në Prishtinë,  i kanë  keqpërdorur pozitat e tyre duke i tejkaluar kompetencat, dhe u kanë lëshuar pacientëve letra referuese për trajtim jashtë institucioneve publike.Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit në cilësinë e mjekut pasi i kanë referuar pacientët ne spitalet private “IMH” dhe “EDA”, kanë marrë ryshfet dhe atë për çdo pacient të referuar kanë marrë nga 500 euro, ndërsa për koronarografi kanë marrë nga 150 euro./ Gazeta Sinjali/