image Dështon mbledhja e Kryesisë, shkaku i mungesës së pozitës

Politikë

Dështon mbledhja e Kryesisë, shkaku i mungesës së pozitës

news image

Nuk ka arritur të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paralajmëruar për orën 11:00. Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Kjo sipas tij, erdhi si pasojë e mungesës së pozitës në mbledhje të kryesisë.

Sot është paraparë që të kemi mbledhje të Kryesisë dhe ta thërrasim seancën e radhës. Siç duket pas rezultatit të fundit zgjedhor, mazhoranca nuk ka shumë vullnet me qenë në Kuvend dhe nuk ka vullnet me e shty agjendën parlamentare përpara. Megjithatë ne u bëjmë thirrje që të vijnë sepse e kanë obligim ligjor e kushtetues që të jenë prezent”, ka thënë ai.

Ai tha se në seancën e radhës prej çështjeve më të rëndësishme që kanë pasur t’i diskutojnë kanë qenë dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. /Gazeta Sinjali/