image Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Politikë

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

news image

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së anëtarëve të mjaftueshëm.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Sipas Tahirit, në mbledhje kanë qenë prezent vetëm kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nënkryetarja e parë, Saranda Bogujevci dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Fatkeqësisht mbledhja nuk u mbajt se nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm. Edhe pse jemi në një proces zgjedhor ne duhet të ushtrojmë funksionin tonë në Kuvend. Shihet qartë se ka një mungesë koordinimi. Në mbledhje ka qenë Arben Gashi, Saranda Bogujevci e kryetari Glauk Konjufca, të tjerët munguan. Ajo çka duhet të them është se nuk duhet procesi zgjedhor ta ndalojë punën e Kuvendit e Qeverisë. Unë jam kandidat për kryetar komune në Podujevë dhe sot erdha këtu sepse është obligim i imi”, tha Tahiri. 

/GazetaSinjali/