image Dështon mbledhja e komisionit për anëtarë të Bordit të RTK-së

Kosovë

Dështon mbledhja e komisionit për anëtarë të Bordit të RTK-së

news image

Ka dështuar mbledhja e komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Shkaku i mungesës së kuorumit, komisioni nuk ka arritur që të shqyrtojë listën e 114 kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Deputetët nuk arritën të dakordohen për datën e intervistimit të këtyre kandidatëve.

Kryetari i këtij komisioni, Armend Zemaj, propozoi që intervistimi të fillojë nga dita e hënë.

Ky propozim u mbështet nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila ka kërkuar nga pozita ta krijojë shumicën.

Mirëpo, ky propozim nuk gjeti mbështjen e anëtarit LVV-së. Anëtari i komisionit nga kjo parti, Armend Muja, tha se dita e hënë shumë afër sepse sipas tij, nuk ka nevojë për nguti. Ai ka propozuar që dita e premte të jetë dita e intervistimit.

Shkaku i mospajtimeve, deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi, ka dal nga mbledhje, duke pamundësuar kuorumin. /GazetaSinjali/