Juristja e medias, Flutura Kusari tha se “konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së dështoi”, pas një mbledhjeje të transmetuesit publik, ku ajo mori pjesë.
Ajo shkroi në Facebook se “nuk u diskutua rishpallja e konkursit ndërsa u tha që bordi ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral”.
Kusari tha po ashtu se bordi ka njoftuar për dorëheqjen e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Adi Krasta.
Në pikat e rendit të ditës të mbledhjes së sotme të bordit të RTK-së ishte paraparë të miratohen disa procesverbale, të bëhej votimi për “përcaktimin e hapjes së zarfave për konkursin për Drejtor të Përgjithshëm” si dhe të bëhej “hapja e dosjeve të aplikacioneve dhe shqyrtimi i dokumentacionit të aplikueseve për konkursin për Drejtor të Përgjithshëm”.