image Dështon edhe një hap për rishikimin e buxhetit

Financa

Dështon edhe një hap për rishikimin e buxhetit

news image

Në mungesë të kuorumit në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nuk është shqyrtuar Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere.

Kryesuesi i këtij komisioni Albert Kinolli theksoi se prej 18 anëtarëve vetëm shtatë deputetë janë të pranishëm dhe nuk ka kuorum për shqyrtimin e kësaj pike të rendit të ditës.

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi theksoi se derisa në karrocë iu ka përgjigjur mbledhjes së këtij komisioni, nuk arrin të kuptojë përse deputetët e tjerë nuk janë në mbledhje.

Edhe deputeti Elmi Reçica theksoi se për hir të gjendjes së vështirë nga pandemia, PDK-ja mbështet rishikimin dhe për hir të qytetarëve deputetët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për punën e tyre për të marrë pjesë në komision. Të pranishëm nuk ishin deputetët e Listës Serbe. /Gazeta Sinjali/