image Dështojnë të votohen tri marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës

Politikë

Dështojnë të votohen tri marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës

news image

Për shkak të mungesës së kuorumit për vendimmarrje, sot Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë tri marrëveshje ndërkombëtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi për marrëveshjet ndërkombëtare nevojiten 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këto tri marrëveshje kanë votuar vetëm 52 deputetë, për çka edhe nuk ka pasur kuorum që të njëjtat të miratohen.

Kuvendi nuk ka arritur të miratojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Po ashtu, nuk ka arritur të votohet as Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan. /Gazeta Sinjali/