image Dështojnë bisedimet, Nagelsmann tërhiqet nga gara për t'u bërë trajner i Chelseas

Futboll

Dështojnë bisedimet, Nagelsmann tërhiqet nga gara për t’u bërë trajner i Chelseas

news image

Julian Nagelsmann nuk pritet të bëhet trajneri i ri i Chelseas pavarësisht bisedimeve të vazhdueshme mes palëve.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Nagelsmann është tërhequr nga gara për t’u bërë trajneri i ri i Chelsea dhe duket se ky është vendimi i tij përfundimtar.

Trajneri gjerman thuhet se nuk është më i disponueshëm pas raundeve të shumta të bisedimeve. Ai ishte kandidati kryesor për këtë punë.

Romano ndër të tjerash shton se Chelsea dëshiron të jetë 100% i sigurt për trajnerin e tyre të ardhshëm dhe të mos ketë asnjë pikëpyetje, pasi – sipas klubit londinez – procesi kërkon kohë.

Nagelsmann ka qenë në kontakt të rregullt me Chelsean – por pikat vendimtare nuk u pajtuan kurrë plotësisht.

Ndërkohë, përpos Nagelsmann, Romano thekson se edhe trajneri spanjoll Luis Enrique është jashtë garës, kurse trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino mbetet në garë për t’u bërë trajner i londinezëve sezonin e ardhshëm.

/GazetaSinjaliSport/