image Dështoi ta kualifikojë në Ligën A, Norvegjia e Haaland shkarkon trajnerin dhe emëron menjëherë të riun

Futboll

Dështoi ta kualifikojë në Ligën A, Norvegjia e Haaland shkarkon trajnerin dhe emëron menjëherë të riun

news image

Norvegjia ndërpret zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin e njohur Lars Lagerbak.

Trajneri 72-vjeçar shkarkohet nga detyra pasi nuk ngjiti dot Norvegjinë në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja norvegjeze nuk nguron dhe prezanton teknikun e ri, Ståle Solbakken, i cili ka trajnuar më parë edhe ekipe si Wolves, Koln dhe Copenhagen.

Solbakken do të nisë zyrtarisht punën më 7 dhjetor dhe synimi kryesor është kualifikimi për në finalet e Botërorit të Katarit në vitin 2022.

/Sinjali Sportiv/