Ka dështuar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit, Fadil Morina, i cili njihet me nofkën ‘Treno’, për shkak se ai nuk u paraqitë fare në Gjykatën e Mitrovicës, ndonëse ishte ftuar në mënyrë të rregullt.
Morina akuzohet nga Prokuroria për kanosjen e komandantit të policisë në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq.
Prokuroria pretendon se tashmë i akuzuari, Fadil Morina, kishte kërcënuar më fjalët se “kur të dalë nga arresti shtëpiak do t`ia gjuaj bombën komandantit tuaj”.
Rasti sipas dosjen së Prokurorisë kishte ndodhur më 24 nëntor 2015 rreth orës 22:50, kur i pandehuri Fadil Morina kishte thirrur në stacionin në Veri të Mitrovicës, ku ishte lajmëruar polici kujdestar. Sipas aktakuzës, i akuzuari kishte kërcënuar se “kur të dal nga burgu do t’ia gjuaj bombën komandantit Nenad Gjuriq”.
Prokuroria pretendon se i pandehuri kishte shkaktuar frikë tek i dëmtuari dhe familja e tij.