Pas dështimit të Friedrich Merzit në rundin e parë të votimit për kancelar në Bundestag, Alice Weidel, lidere e partisë së djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka reaguar me një deklaratë për klasën politike në vend.
Ajo e ka quajtur rezultatin “një ditë të mirë për Gjermaninë” dhe ka kërkuar tërheqjen e Merzit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.
“Merzi duhet të tërhiqet dhe rruga duhet të pastrohet për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme,” ka thënë ajo para gazetarëve, duke shtuar se ky rezultat është “një ditë e mirë për Gjermaninë.”
Deklarata e saj vjen në një moment kur vendi po kalon paqartësi politike dhe po kërkon zgjidhje për formimin e qeverisë së re.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!