image Dëshmitari tregon se si ndodhi aksidenti në kryeqytet

Kosovë

Prishtinë/ Dëshmitari tregon se si ndodhi aksidenti në kryeqytet

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në rrugën “Agim Ramadani”, ku janë përfshirë një kamion dhe nëntë vetura.

Valdrin Berisha, dëshmitar i rastit tha se në mesin e të lënduarve është një punëtor i kompanisë “Pastrimi” që ka qenë në ulësen e mbrapme të kamionit si dhe një grua që ndodhej në njërën nga veturat e përfshira në aksident.

“Ky kamioni ka ardhë prej rrugës nalt qysh është, dmth janë mundu këta.. dy shoferat janë kanë në shpejtësi po e kom pa që s’kanë mund me frenu hiç. Për fat këtu u kanë rruga çelë edhe ska pasë këmbësorë as sen edhe qai kerri u kanë qatje ndalun, u rrok qaty po këta shoferat s’kanë mujt hiç. E kom pa me sy të mi që janë kanë kejt të kthjellët e sene. Të lënduar ka pasë me sa e di, dy persona. U kanë ai punëtori që u kanë i lidhun përmas. Ai u kan i shtrimë në tokë se u ra me kry edhe qikjo vetura u kanë një grua por tjerë jo. Ambulanca u kanë shumë shpejt këtu për 2-3 minuta, Policia nja 15 minuta”, ka thënë ai.