Njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Veseli, ka vazhduar dëshminë e tij përpara trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë në rastin e ish-pjesëtarit të kësaj organizate, Salih Mustafës.
Prokurori që e mori në pyetje sot Veselin, bërë një krahasim të përgjigjeve të sotme me deklaratat e tij të mëparshme lidhur me organizatën BIA, duke thënë se ai ka bërë ndryshim të dëshmisë.
Prokurori tha se në deklaratën e vitit 2019, Veseli është pyetur se çfarë do të thoshte për të emri “Skifteri”, ndërsa është përgjigjur se “unë i quajë ata sorra, sepse skifteri është tjetër shpend”.
Prokurori vazhdoi me pyetjen e pse i quajti sorra njësitin BIA, ndërkohë, sipas prokuroit, ata [BIA] në shenjën e tyre dalluese e kanë skifterin.
Veseli u përgjigj duke thënë se dikush që s’kishte as armë për luftë, s’mund të ishte skifter.
“Skifteri është shpend fisnik dhe asnjëherë s’del i mundur dhe skifter s’mund të jetë dikush që s’kishte as armë e do dilte i humbur. Veç sorrë do të mund të ishte”, është shprehur Veseli.
Por, Veseli nuk mendonte kështu në vitin 2019, kur para prokurorit të ZPS-së, ai kishte deklaruar se nuk ishte në anën e BIA-s, të cilën e kishte konsideruar si “pjesë të pistë të historisë”.
I pyetur se cila është baza e kësaj që njësiti BIA ka qenë pjesë e pistë e historisë, Veseli tha se me pseudonime “Vdekja” e “Tabuti”, për të s’mund të jenë pjesë e mirë e historisë.
Në këtë pjesë, Veseli u përballë me ndryshim deklarate, pasi sipas prokurorit, këto që i tha sot, Veseli nuk i kishte thënë edhe në vitin 2019.
“Kur prokurori ju pyeti se pse e kishit këtë opinion mbi njësinë BIA, ju nuk keni thënë atë se çfarë thatë tani, por në fakt keni thënë se në qoftë se ka kryekriminel, hajna në mesin tënd, atëherë i bije që njësiti është i keq”, ka thënë prokurori./GazetaSinjali/