image Dëshmitari në Hagë: Masakrat e kryera nga Serbia në Drenicë më shtyn t’i bashkohem vullnetarisht UÇK-së

Drejtësi

Dëshmitari në Hagë: Masakrat e kryera nga Serbia në Drenicë më shtyn t’i bashkohem vullnetarisht UÇK-së

news image

Në seancën e sotme ndaj Salih Mustafës në Hagë, po vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarit të pestë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dëshmitari i mbrojtur tha se masakrat e kryera nga Serbia në Drenicë, e shtynë atë që vullnetarisht t’i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkurt të vitit 1999.

Pas shumë masakrave veçanërisht pas masakrave që ka bo Serbia në Drenicë sidomos në familjen e Adem Jasharit vullneti ka qenë edhe më i madh për të mbrojtur vendin dhe për të shkuar vullnetarisht për të kryer ato që duhej kryer, lidhur me ushtrimet ushtarake në mënyrë që të jemi në anën e Ushtrisë Çlirimtare atë kohë”, tha ai.

Së pari kam shkuar në fshatin Kunushec, që është afër fshatit Sibofc, në komunën e Podujevës dhe aty jam lajmëruar, ka qenë shkurti i vitit 99 pastaj kam takuar përgjegjësin e asaj zona që i thonin “Komandant Daja”, shtoi dëshmitari.

Gjykimi ndaj Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021. Ai është gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. /GazetaSinjali/