image Dëshmitari: Kur sulmonin serbët jemi gjind qysh kemi mujt

Drejtësi

Dëshmitari: Kur sulmonin serbët jemi gjind qysh kemi mujt

news image

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon seanca ndaj të akuzuarit Salih Mustafa, ku në këto momente po e vazhdon intervistën dëshmitari i dytë.

I pyetur nga trupi gjykues se a ka pasur komandë qendrore apo koordinim për të bashkërenduar dy njësitë në Zllash, dëshmitari u përgjigj se “kur na sulmonin serbët jemi gjind qysh kemi mujt”.

Nuk ka pasë koordinim. Nuk besoj që ka pasë për arsye se kur kanë sulmuar forcat serbe jemi gjind secili qysh kemi mujt për mu mbrojtë. Komandë të veçantë s’ka pasë as nga BIA as nga zona operative në Zllashë që ka vepruar, por kur kanë sulmuar ne jemi kon të gatshëm me dal përballë qysh kemi mujt”.

Ai gjithashtu ka thënë që komandant “Cali” e kishte zëvendësin i cili sipas tij, ishte i njohur me pseudonimin “Dardani”.

Ata zakonisht kanë pasë pseudonime. Një pjesë të tyre ndoshta i kam harru. Jo vetëm ata por shumica e ushtarëve kanë qenë me pseudonime”. /GazetaSinjali/