image Dëshmitari i 60-të përfundon dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, gjykimi vazhdon më 6 maj

Drejtësi

Dëshmitari i 60-të përfundon dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, gjykimi vazhdon më 6 maj

news image

Ka përfunduar dëshminë e tij, dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Dëshmia e tij ka qenë e mbyllur për publikun dhe bëhet e ditur se ka mbaruar brenda sesionit të paradites.

Nga ana tjetër, është bërë e ditur gjithashtu se seanca e paraparë për nesër do të anulohet dhe gjykimi do të rinis javës tjetër, përkatësisht të hënën më 6 maj 2024 duke filluar nga ora 09:00 me 45 minuta vonesë në transmetim.

/GazetaSinjali/