image Dëshmia tronditëse e njërit nga dëshmitarët që e gjeti foshnjën në deponi: Qeni e kishte qesen në gojë

Siguri

Dëshmia tronditëse e njërit nga dëshmitarët që e gjeti foshnjën në deponi: Qeni e kishte qesen në gojë

news image

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë pa shenja jete është gjetur në një deponi mbeturinash, e futur brenda një qeseje plastike, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Njëri nga dëshmitarët që e ka gjetur foshnjën ka rrëfyer sot për Kosova Today momentin e tmerrshëm kur e gjetën trupin e pajetë.

“Me shokun tem jam kanë dhe ai e ka parë qenin me një qese në gojë. Unë isha në oborr të tij dhe ka vrapuar, më ka thënë ‘leji ata hekra se po më duket një fëmijë i vdekur’. Jam shkuar dhe e kam parë,  këmbët i kishin dalë jashtë qeses, dhe e pashë që fëmija ishte i vdekur”, tregoi dëshmitari

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/