image Dëshmia e vaksinimit “mollë sherri” mes eprorit të lartë të Policisë dhe pronarit të qendrës tregtare “Grand Store”

Siguri

Dëshmia e vaksinimit “mollë sherri” mes eprorit të lartë të Policisë dhe pronarit të qendrës tregtare “Grand Store”

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se eprori i lartë i Policisë së Kosovës, Mendim Daka, është përfshirë në një përleshje me pjesëtarë të sigurimit fizik të qendrës tregtare “Grand Store” në Prishtinë. Rastin e ka denoncuar pronari i qendrës Enver Gashi i cili tashmë është duke u intervistuar në polici.

Cila është arsyeja e përleshjes?

“Mollë sherri” mes policit dhe pjesëtarëve të sigurimit fizik dyshohet se ishte dëshmia e vaksinimit.

Sinjali merr vesh se ndaj eprorit të policisë ende nuk është marrë ndonjë masë e sigurisë.

Mospajtimet e eprorit të policisë, Mendim Dakës, me personelin reflektuan më vonë edhe me menaxhmentin e qendrës, ku Enver Gashi, pronari i kësaj qendre, sipas pamjeve të kamerave dyshohet se u sulmua nga disa persona.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për rastin.

Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK përmes Linjës së Kaltër është njoftuar për një incident në mes një zyrtari policor dhe një qytetari në “Grand Store”, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vend ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin”, kanë thënë nga IPK.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detaje të reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/